Tramp Pendarovskit: Sot popujt tonë janë më të afërt se kurdoherë

Presidenti i SHBA, Donald Tramp, në urimin për presidentin Pendarovski, shkruan që “sot, dy popujt tonë janë më të afërta se kurdoherë”, transmeton NovaTv.mk.

“SHBA fuqishëm e mbështet Maqedoninë e Veriut, e cila është duke e marrë vendin e merituar në institucionet perëndimore dhe veçanërisht shpreson që së shpejti do ta përshëndet Maqedoninë e Veriut si aleati i 30-të në NATO. Marrëveshja historike e Prespës paraqet shembull të guximshëm dhe trimërie me të cilin është fuqizuar siguria dhe prosperiteti i popullit të Maqedonisë Veriut dhe tërë rajonit.

Angazhimet e vendit Tuaj për parime demokratike, sundim të së drejtës, llogaridhënie të qeverisë dhe luftë kundër korrupsionit janë për t’u përshëndetur. Shpresoj ta thellojmë miqësinë dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, shkruan në urimin e presidentit Tramp për presidentin Pendarovski.

Presidenti i Federatës Ruse, Vlladimir Putin, në urim i dëshiron sukses Pendarovskit në kryerjen e funksionit të përgjegjshëm, shëndet të mirë dhe mirëqenie.

“Raportet ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut themelohen në traditat e mira të afërsisë kulturore dhe shpirtërore. I bindur jam që avancimi konstruktiv i marrëdhënieve tona do t’u përshtatet popujve të dy vendeve dhe gjithë Evropës”, shkruan Putin.

Në letrën e dërguar nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer, shkruan: “Me ju, funksionin më të lartë shtetëror e merr një përkrahës i fuqishëm i integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjermania angazhohet që vendi Juaj të vazhdon me reformat thelbësore dhe me vendosmëri edhe më tutje të hapëroj në rrugën e vet drejt BE-së”.

Ju po e merrni funksionin në moment të rëndësishëm për vendin Tuaj, shkruan Shtajnmajer. “Me Marrëveshjen e Prespës, Maqedonia e Veriut dhe Greqia demonstruan që pavarësisht rezistencës së madhe, përmes dialogut dhe me guxim mund të zgjidhen edhe kontestet që duken të patejkalueshme”, shkruan në letrën e  presidentit gjerman.

Zgjedhjen Pendarovskit ia uroi edhe presidenti francez.

“Angazhimet tuaja për ndërtim të shtetit juridik, për anëtarësim të vendit Tuaj në NATO dhe për perspektivën e tij evropiane, por edhe Marrëveshja e Prespës, e bindën shumicën e votuesve. Marrëveshja nga Prespa është shembull për pajtim rajonal, që i kontribuon stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”.

Presidenti francez në letër porositë që Maqedonia e Veriut mund të llogaritë në mbështetje konkrete nga Franca për zbatimin e reformave të vendit. “Dy vendet tona kanë ndërtuar lidhje dhe besim për mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit”, shkruan në urimin e Makronit.

Letër me urime për Pendarovskin dërgoi edhe presidenti i Republikës së Greqisë, Prokopis Pavllopullos.

“Marrëveshja e Prespës hapi një epokë të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona fqinje dhe ka dërguar mesazh shumë të duhur dhe shumë pozitiv, për pajtim dhe bashkëpunim në Ballkan. Jam i bindur që do të pajtoheni me mua se zbatimi, respektimi i të vërtetës historike si dhe fjala dhe fryma e Marrëveshjes së Prespës, thelbësisht do të kontribuojnë në fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si dhe për fuqizim të mëtutjeshëm të stabilitetit, sigurisë dhe progresit në Evropën Juglindore.

Së këtejmi, e shfrytëzoj këtë rast, zotëri president, ta përsëris përkrahjen e fortë të vendit tim për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan presidenti Pavllopullos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button