Kriptomonedha e Facebook ka gjetur mbështetjen e emrave të mëdhenj

Facebook-ut i janë bashkuar dhjetëra kompani në mbështetje të kriptomonedhës së re të rrjetit social që pritet të lançohet së shpejti dhe në mesin e tyre ka emra të mëdhenj raportoi të Enjten The Wall Street Journal, shkruan PCWorld Albanian.

Visa, Mastercard, PayPal dhe Uber janë disa prej kompanive më në zë që do të mbështesin teknologjinë e re të Facebook.

Secili prej tyre do të investojë afro 10 milionë dollarë në konsorciumin që do të mbikëqyrë kriptomonedhën raportoi WSJ duke cituar njerëz të afërt me çështjen.

Paratë do të përdoren për të financuar krijimin e monedhës e cila do të mund të këmbehet me disa prej parave prej letre më të fuqishme të botës vijoi më tej raporti.

Rrjeti social vendos të mos komentojë raportin. Javën e kaluar u raportuar se Facebook është pranë debutimin të kriptomonedhës brena këtij muaji.

Ndërsa blockchaini i kriptomonedhës do të jetë shumë më tepër i centralizuar sesa bitcoin me 100 ose më pak nyje në rrjetin e pagesave, kompania do të përfitojë nga ndihma e firmave të jashtme për të mbajtur në funksion sistemin.

Përveçse i duhet të ndërtojë besim, ky sistem do të ishte një platformës pagesash pa kufij. Një lançim pa probleme do të ishte jetik për shëndetin e kriptomonedhës pa përmendur nevojën për të adresuar telashet me autoritetet rregullatorë të cilat jo pak herë kanë treguar skepticizëm për kriptomonedhat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button