Huawei e ka gati planin për të zëvendësuar Androidin

Një ekzekutiv i Huawei, të cilit i është ndaluar të punojë me firmat Amerikane, tha ditën e Enjte se gjiganti i telekomunikacionit është në proces të lançimit të sistemit operativ Hongmeng për të zëvendësuar Android, shkruan PCWorld Albanian.

Andrew Williamson, zëvendës president për komunikimit pranë Huawei tha në një intervistë se kompania së shpejti do të zyrtarizojë sistemin operativ.

Muajin e kaluar administrata Trump vendosi Huawei në listën e zezë duke ja ndaluar të bëjë biznes në SHBA me kompanitë teknologjike si Alphabet Google, sistemi operativ i të cilit përdoret tek telefonët Huawei.

“Huawei është gati ta zëvendësojë Android,” tha Williamson. “Nuk është diçka që Huawei dëshiron sepse jemi të lumtur që jemi pjesë e familjes Android, por Hongmeng po testohet në Kinë,” tha Ai.

Sipas ekzekutivit, të ardhurat do të rriten me vetëm 20% këtë vit nga 19.5% që u rritën vitin e kaluar.

Në lidhje me prodhuesit e çipeve, Williamson tha se shkëputja e marrëdhënieve me Huawei do të ketë pasoja katastrofike për bizneset e tyre dhe ata e kanë kuptuar këtë.

Huawei është nën presion prej mëse një viti për shkak të akuzave Amerikane për instalimin e maluerëve në routerët dhe pajisjet e telekomunikacionit përmes të cilëve Kina përgjojnë komunikimin në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button