U promovua projekti për rikonstruimin e Muzeut të Alfabetit në Manastir

Në qytetin e Manastirit, aty ku gjendet Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe, u prezentua projekti për rikontrsuimin e këtij objekti historik, transmeton Portalb.mk.

Në këtë prezantim ishte i pranishëm ministri i Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale (MVL), Suhejl Fazliu, duke premtuar realizmin e këtij projekti.

“Në kuadër të këtij projekti, për muzeun e Kongresit të Manastirit janë parashikuar 234,000 euro” , saktësoi ministri Suhejl Fazliu.

Siç shpjegon Fazliu, 85% e mjeteve janë siguruar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa 15% e mjeteve nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar “Greqi-Maqedoni 2014-2020”, pjesë e së cilës llogaritet edhe ky rinovim i muzeut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button