Rrugët në Tetovë shndërrohen në “liqene” pas shiut (VIDEO)

Pas shiut që ka rënë për pak minuta në Tetovë, rrugët e Tetovës shihen të jenë shndërruar në “liqene”, transmeton Portalb.mk.

Disa nga rrugët e qytetit pas shiut, janë mbushur me ujë. Shoferët kanë hasur vështirësi në kalimin nëpër këto rrugë dhe ankohen se e njëjta situatë përsëritet saherë që bie shi.

Përveç shoferëve, uji i grumbulluar pengon edhe këmbësorët. Shpesh kalimi nëpër trotuaret afër rrugëve të mbushura me ujë është i pamundur.

“Nuk habitemi më. Jemi mësuar që saherë të bjerë shi, qoftë edhe për pak minuta, rruga shndërrohet në liqen. Edhe pse kjo rrugë është e re dhe nuk ka shumë kohë që është ndërtuar, ja shihe se si del ujë edhe nga kapakët e kanalizimeve”, u shpreh njëri nga kalimtarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button