Zyrtarët policor të Maqedonisë së Veriut kanë kapur 40 migrantë

Zyrtarët policor të Maqedonisë së Veriut të enjten kanë ndaluar një automjet transportues në të cilin janë kapur 40 migrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Me datë 13.06.2019 rreth orës 14:30 në rrugën rajonale Shtip-Radovish, në lokacionin e quajtur ‘kilometri i 6-të’, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin transportues ‘Mercedes’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga 46-vjeçari Z.P. nga fshati Petrovec i Shkupit. Pas kontrollit të automjetit u gjetën 40 migrantë (26 nga Pakistani, 10 nga Siria dhe 4 nga Egjipti) prej të cilëve 12 janë adoleshentë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Në kumtesë po ashtu thuhet se personi Z.P. u ndalua në stacionin policor në Shtip, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button