Rusia: Pakti i mbrojtjes SHBA-Poloni “një faktor i ri i tensionit”

Rusia “ndjek nga afër” dhe “shqyrton me kujdes” ekspansionin e bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-ve dhe Polonisë, tha të enjten Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po analizon “me vëmendje të veçantë” informatat për të parandaluar çdo kërcënim ndaj sigurisë së Federatës Ruse.

Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda nënshkruan një marrëveshje të re për mbrojtje sipas së cilës rreth 1.000 trupa amerikanë do të dërgohen në Poloni.

Duda the zyrtarë të lartë polak po lobonin për lëvizje të forcave amerikane, si dhe për një bazë të përhershme amerikane në shtetin e Evropës Qendrore përskaj shqetësimeve për aktivitetin rus në Evropën Lindore, veçanërisht për shkak të mbështetjes që ajo ofron për forcat separatiste në Ukrainën lindore dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Ukraina.

Duda përshëndeti vendimin, duke thënë se ai shënon “një epokë të re” në marrëdhëniet e mbrojtjes mes SHBA-ve dhe Polonisë, duke theksuar se në fund u takon SHBA-ve të vendosin se “sa trupa do të dërgohen në Poloni”.

Përmes një kumtese, Ministria e Jashtme ruse e quajti paktin e mbrojtjes “një faktor të ri të tensionit” në Evropë.

Nga ministria thonë se marrëveshja e shkel njërën nga pikat themelore të Aktit Themelues NATO-Rusi i cili ndalon vendosjen e më shumë forcave të rregullta ushtarake  në Evropë.

“Kështu, një faktor i ri i tensioneve ushtarake dhe politike po krijohet në Evropë. Grumbullime të rrezikshme ushtarake në kontinent po bëhen nga Washington-i pa marrë parasysh obligimet nga instrumentet multilaterale”, thonë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button