U lirua reperi i njohur shqiptar pas 8 muajve burgu

Pasi ka qendruar për më shumë se tetë muaj në burg, reperi i njohur shqiptar Stresi ka gjetur më në fund lirinë. Gjykata e Tiranës, që e dënoi me tre vite heqje lirie Arkimed Lushajn, me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, për shkak të gjykimit të shkurtuar e ka ulur masën e dënimit në dy vjet, shkruan Class. Por, vetëm sot Gjykata vendosi ta pezullojë pjesën e mbetur të dënimit duke caktuar urdhrin e lirimit me kusht të Stresit.

Si ndodhi arrestimi i Stresit?

Arkimed Lushaj u arrestua në një hotel në Linzë në periferi të Tiranës më 17 tetor të vitit 2018. Reperi 31-vjeçar u arrestua pas një hetimi disa mujor dhe u akuzua se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe krimeve kundër personit. Në dhomën ku arrestua Arkimed Lushaj, sipas njoftimit të policisë u gjet një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm. Bashkë me reperin, u bë e ditur se u në polici u shoqërua edhe një vazjë 20-vjeçare me inicialet P.Ç.

Gjithsesi përtej çdo zhvillimi, Stresi sot ka shijuar më në fund lirinë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button