Gjermani, nga korriku do të lejohet vozitja e romobilit elektrik

Nga një korriku në Gjermani zyrtarisht do të lejohet përdorimi i romobilit elektrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Komunikacionit e Gjermanisë njoftoi se romobilin elektrik mund ta vozisin persona mbi 14 vjeç, në shtigjet dhe rrugët për biçikleta, por jo edhe në trotuare.

Romobili po ashtu duhet të përmbush disa kushte të caktuara teknike, sikur sinjalizimi dhe sirena.

Paraqitja e romobilëve elektrik në qytetet evropiane ka rritur shqetësimin për çështjen e sigurisë. Të martën në Paris humbi jetën një vozitës i romobilit pas përplasjes me një kamion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button