Kryeministri Zaev zbuloi detaje të reja: E dimë se si ka ikur Gruevski

Në intervistë për FAC, kryeministri Zaev për herë të parë zbulon detaje nga arratisja e ish kryeministrit Gruevski. për të cilat deri më tani spekulohej në publik. Nga Prokuroria nuk i konfirmojnë informatat, shkruan Dojçe Vele.

“E dimë si ka ikur Gruevski nga shteti”, pohon kryeministri maqedonas Zoran Zaev në intervistë të publikuar në gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung. Versione për mënyrën si ka ikur kryeministri i mëparshëm nga vendi po qarkullojnë një periudhë më të gjatë nëpër kuloaret politike. Krahas versionit më së shpeshti të përmendur – që nga shtëpia ka dalë i fshehur në port-bagazhin e automjetit, më së shpeshti qarkullojnë spekulime që nga Maqedonisë ka dalë përmes  në kalimi të egër në afërsi të Dibrës, me logjistikë të duhur nga vendi dhe jashtë. Gjoja, më vonë janë konfirmuar edhe kontaktet telefonike të Gruevskit me shtetas të huaj, që i kanë paraprirë arratisjes.

Zaev për FAC pohon që e di trajektoren e lëvizjes së Gruevskit në orët kyçe të arratisjes nga vendi.

“Me ashensor ka zbritur në bodrum, kurse pastaj është fshehur në port-bagazhin e automjetit me të cilin ka qenë i transportuar jashtë vendit. Në Shqipëri e ka pritur  automjet diplomatik hungarez”, pohon kryeministri. Ndërkohë që teza për fshehjen në port-bagazh veç më është përhapur në opinion, ajo nuk konfirmohet nga Prokuroria, për herë të parë një bartës i funksionit të lartë politik në vend paraqitet edhe me pohim që diplomatë hungarezë e kanë pritur Gruevskin menjëherë në kufi.

Burime nga Prokuroria publike thonë që ka supozime, mirëpo prova – nuk ka.

Atë mbrëmje, kur supozohet të ketë filluar arratisja, s’ka pasur ndriçim, përkatësisht ndriçimi i rrugës, ku mund të ketë dalë Gruevski me automjetin nga garazhi nën shtëpinë e tij ka qenë i dobët, kurse diçka e tillë nuk është parë as në incizimet nga sistemi “Safe city”.
Gjithashtu nuk është kapur as nga kamerat në asnjë kalim kufitar të Maqedonisë drejt Shqipërisë. Për Prokurorinë s’ka dyshime që dalë nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më tutje drejt destinacionit të fundit – Hungari dhe nga kush ka qenë i shoqëruar. Por, ende nuk është vërtetuar me prova se si ka dalë prej Maqedonisë. Për momentin supozimet janë që ose ka ikur përmes kalimit ilegal në të ashtuquajturin brez i gjelbër, ose në kalim zyrtar kufitar ku s’ka qenë i evidentuar.

“Supozimet janë një gjë, provat janë diçka tjetër. Ne punojmë vetëm në bazë të provave”, janë të vendosur nga Prokuroria.

Paralajmërim i injoruar

Tema për atë si ka ikur Gruevski aktualizohet çdoherë kur Gruevskin e “kapin” kamerat e gazetarëve hungarez, siç ka ndodhur këtë javë – pas takimit të tij, gjoja të fshehur, me zëvendës sekretarin shtetëror të MPJ-së hungareze, Ishtvan Jo, në banesë në pronësi të dy kinezëve. Sipas portalit hungarez që e publikoi incizimin, bëhet fjalë për objekte banesore të dedikuara për takime të fshehta, që janë përdorur nga agjencitë për siguri shtetërore apo për zbatim të aksioneve operative. Menjëherë pas kësaj Gruevski ka qenë i incizuar edhe me shoqëri në një anie në Danub.

Gruevski nuk tregon detaje për arratisjen e tij, pret që qeveria t’i zbulojë

Në pyetjen si i ka ikur Gruevski MPB-së, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, këtë javë në TV “24” nuk pranoi përgjegjësi të resorit.

“Nuk i ka ikur Gruevski, Oliverit, e as MPB-së. Në atë moment kur do të kishte urdhër që Gruevski do të përcillet, të mbahet në paraburgim shtëpiak, atëherë MPB-ja do të mbante përgjegjësi”, ka thënë Spasovski.

Ai përkujtoi se MPB-ja me kohë ka dërguar tek institucionet përkatëse shënim zyrtar si indikator për rrezik nga arratisja e Gruevskit, pasi ai kishte filluar të nxjerr para të gatshme prej llogarive bankare.

“Me vet faktin që dikush ka qenë në pozitë të lartë shtetërore, ka qasje tek mjetet financiare, njerëz dhe lidhje me botën, është një prej treguesve se mund të jetë person i cili do ta braktis shtetin”, ka thënë Spasovski.

Për rezultatet nga hetimi paralajmëroi që “kur të ketë informata të mjaftueshme që do të vërtetojnë mënyrën si ka ndodhur arratisja, atëherë me të dhëna do të del Prokuroria publike që e zbaton hetimin”.

Shtatorin e kaluar, para se t’i zbraz llogaritë e ti bankare, Gruevski me letër prej më tepër se 20 faqe u është drejtuar më shumë ambasadave të vendeve – anëtare të BE-së në Shkup, në të cilën i ka informuar se tre vite është objektiv i përndjekjes nga PSP-ja, e pastaj edhe nga Gjykata penale. Ka kërkuar takime me ato, në pjesë janë realizuar, një pjesë jo.

I siguruar me kamera?

Në periudhën e kaluar nga MPB-ja kanë ardhur pohime që ka indikacione se cilët njerëz i ka pasur logjistikë dhe i kanë ndihmuar Gruevskit të arratiset. Në publik janë shtuar edhe dyshime që pushteti i ka ndihmuar të arratiset. Gruevski në intervistë për TV “Sitell” në shkurt të këtij viti e demantoi këtë, por refuzoi të tregon se si është larguar nga Maqedonia.

“Nga Maqedonia u largova shumë thjeshtë, shkova në Shqipëri, u paraqita në ambasadën hungareze atje, kërkova azil politik. Për shkaqe sigurie, si kryeministër i mëparshëm shumëvjeçar, u transportova deri në Hungari. Pasi u largova nga Shqipëria, kam udhëtuar me letërnjoftimin tim”, ka thënë Gruevski.

Në pyetjen nëse ka kaluar në kalim legal apo ilegal, Gruevski ka thënë: “Këto do t’ia lë  Qeverisë aktuale, për shkak se njoftuan që kanë hapur hetim dhe se do të zbulojnë gjithçka”.

Krahas mënyrës si ka ikur, ka spekulime ka edhe për vendqëndrimin e Gruevskit në Budapest. Edhe pse disa herë e kanë zënë në qendër të qytetit dhe në brend të njohur hotelerik, sipas informatave të pakonfirmuar ai gjoja është duke qëndruar në hotel pothuaj aspak të njohur, por i siguruar me shumë kamera, që është interpretuar si motivi kryesor për ta zgjedhur atë hotel.

LEXO: U konstatua dorëheqja, Gruevski prej sot s’është deputet në Kuvendin e RMV-së

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor të vitit 2019 u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari.
Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button