Analizë: Data e negociatave me BE nuk do të zhvendosë kursin e Maqedonisë së Veriut

Çështja e datës për fillimin e negociatave me Evropën Veriore me BE është gjithsesi çështje shumë e rëndësishme. Publiku tashmë është i njoftuar me përfitimet e të gjitha aspektet, por pyetja që lind është nëse data për fillimin e negociatave është vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e të saj deri në atë masë sa të rrezikojnë sigurinë e saj apo rendin e saj të përgjithshëm kushtetues dhe ligjor?, shkruan META.

Skenari pesimist, e cila mund të dëgjohet në publik (e që u nxit nga vetë kryeministri), jep shenja për përgjigje pozitive. Teza është se BE-ja është partneri jo kredibil, nuk e përmbush premtimin edhe kur vendi e paguan madje çmimin më të lartë për të, si një nga kushtet kryesore – ndryshimin e emrit kushtetues plus mori një raport të shkëlqyer nga BE-ja. Prandaj, i cili na bindte për një gjë të tillë – Zaevi dhe elita politike, duhet të shpallin zgjedhje të jashtëzakonshme. Sipas këtij skenar, zgjedhjet e jashtëzakonshme për shkak ndjenjave të euroskepticizmit që rriten me shpejtësi, ata do të pësojnë humbje dhe në pushtet do të kthehet VMRO-DPMNE ende e pa reformuar me partner të ri të koalicionit nga komuniteti etnik shqiptar.

Krem mbi këtë tortë do të ishte kthimi triumfal i Nikolla Gruevskit nga Budapestit, pasi Gjykata Supreme të shfuqizojë aktgjykimin dhe rasti do të kthehet nga fillimi. Vendi do të fitonte pushtet të ngjashëm me disa “demokraci” nga fqinjësia e afërt ose më e largët, me dyer të hapura për Rusinë dhe Kinën për realizimin më praktik të interesave të tyre të legjitime gjeopolitike.

Ky skenar për zhvillim të ngjarjeve nëse vendi nuk merr datë tani në qershor ose në korrik, por në vjeshtë e tutje, nuk është ekzagjerim, por që megjithatë është e pamundur. Së pari, për shkak se në lojërat e mëdha gjeopolitike Maqedonia e Veriut, edhe pse shumë e vogël, nuk është e parëndësishme, siç po e dëshmon NATO dhe shpejtësia me të cilën po ratifikohen protokollet për anëtarësim.

Duke pasur parasysh këtë, por edhe mesazhet e fundit që po arrijnë nga partneri ynë strategjik SHBA që janë mjaft të qarta në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, ka shumë pak gjasa që elita aktuale politike do të lejojë ekskursion me fund të pasigurt politik.

Për më tepër, që pas vendimit të parlamentit të Holandës dhe takimit të Zaevit me lojtarin kyç, edhe pse jo lojtari i vetëm kyç në BE, kancelarja gjermane Angela Merkel, bëhet e qartë se Maqedonia e Veriut megjithatë do të merr datë për fillimin e negociatave deri në fund të vitit dhe është e qartë se ata do të fillojnë, mbase në vitin 2020.
Prandaj, në vend të zgjedhjeve të parakohshme – kjo traditë tepër e keqe në RMV –nevojiten reforma të zbatuara deri në fund në gjyqësi, administratë dhe veçanërisht luftë konkrete kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithsesi data është e rëndësishme. Por, nuk është dhe nuk duhet të jetë vendimtare për kursin e shtetit. Edhe në planin e politikës së brendshme dhe të jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button