RMV, mbi 41 milionë makina vitin e kaluar kanë paguar taksë rrugore në autostradat tona

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore vitin e kaluar arriti të minimizojë mospagesën e taksave rrugore në të gjithë vendin. Në 2018, pikat për taksa rrugore kanë paguar 41,133,515 shoferë, ose gati 10 milionë më shumë se në vitin 2014, njofton META.

Përqindja e arkëtimit në pikat e taksave rrugore vitin e kaluar ka arritur 97 përqind. Ata që s’paguajnë janë identifikuar me kamera dhe në bazë të targave të automjetit u dërgohen faturat për pagesë të gjobës në shumë prej 12,000 denarë.

Vitin e kaluar kompania ka realizuar rritje të të ardhurave nga taksave në gjithsej 40.5 milionë euro.

Siç njoftojnë nga ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, vetëm brenda një viti janë regjistruar 70 procedura disiplinore ndaj punonjësve të cilët punojnë në pikat e pagesës.

Me sistemin elektronik të pagesave, që do të fillojë të përdoret në Korridorin 10 brenda 10 ditësh, do të krijohet edhe biletë e gjobës që do të lëshohet në pikat për taksa. Qytetarët të cilët s’do të mund të paguajnë taksën menjëherë, do të mund me biletën e gjobës të paguajnë atë në pikën e ardhshme për taksa ose në afat jo më të gjatë se 24 orë.

Nëse nuk paguhet fatura e gjobës, të cilën shoferët do ta pranojnë me postë, ata që nuk paguajnë taksën rrugore do të përfundojnë me kallëzim në gjykatë nga NP për Rrugë Shtetërore. Ata informojnë se pagesa elektronike e taksave do të bëhet me karta smart dhe taga, të cilat shoferët mund t’i blejnë në stacionet e pagesave dhe në qendrën e kontrollit “Petrovec”. Është përgatitur një aplikacion mobil, i cili do të jetë në dispozicion në internet, përmes të cilit pajisjet elektronike do të mund të plotësohen me uljet që aplikohen nga 2 deri në 7 përqind varësisht nga shuma e plotësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button