Lëvizja BESA për investimet e huaja: Zaev pse e anashkaloni pjesën perëndimore të RMV-së?

Në lidhje me reklamën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), ku promovohet puna dyvjeçare në realizimin e investimeve të huaja ekonomike, partia opozitare Lëvizja BESA ka reaguar duke thënës e pjesa perëndimore e shtetit është anashkaluar nga harta e investimeve të huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës, transmeton Portalb.mk. 

Nga atje kanë pyetur kryeministrin Zoran Zaev se, “Si është e mundur që zona më vitale e shtetit të lihet në këtë gjendje në dy vitet e qeverisjes suaj?”,

“Bëhen disa ditë ku i gjithë opinioni i gjerë,  përfshirë dhe neve jemi dëshmitarë të qarkullimit të një video materiali të sponsorizuar nga vetë kryeministri Zaev, ku tentohen të prezantohen gjoja të arriturat të kësaj qeverie në dy vitet e ushtrimit te mandatit të saj. Të dhënat dhe shifrat janë impozante, ku edhe skeptikun më të madh nuk do ta linte indiferent. Të provokuar nga ky fakt, ne si Departament i Ekonomisë, pranë Lëvizjes BESA, vendosem të dalim në teren dhe të shohim së bashku me ju se si në realitet është gjendja faktike. Nga ajo që kemi analizuar, e që mund të dëshmohet edhe përmes gjendjes faktike, konstatojmë se nga 624.5 milion eurot e reklamuara, as edhe një cent nuk është investuar në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht e banuar me shqiptarë. Pra nuk është hapur as edhe një punëtori e thjeshtë, e jo me nga emrat e gjigantëve të prodhimit botëror. Me të drejtë pyesim kryeministrin Zaev, pasi është e qartë se ministri shqiptar i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi as që është në rrjedha me këtë gjendje të mjerueshme të kësaj pjesë të vendit të populluar kryesisht me shqiptarë. Kryeministër pse e anashkaloni këtë pjesë të shtetit nga harta e investimeve të huaja, dhe hapja e vendeve të reja të punës? Si është e mundur që zona më vitale e shtetit të lihet në këtë gjendje në dy vitet e qeverisjes suaj?”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Departamentit të Ekonomisë e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button