‘Bombë’ e re nga ‘El Çeka’, bisedë për rastin “Monstra”, thuhet se s’ka shenja, s’dihet kush e ka kryer vrasjen

Personi që përdor pseudonimin El Çeka dhe që publikon materiale nga biseda të përgjuara të ashtuquajtura “bomba” që thuhet të jenë mes funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, këtë herë ka publikuar një bisedë në gjuhën maqedonase. Biseda për dallim nga materialet e tij të mëhershme, këtë radhë përmban të dhëna më konkrete sepse flitet për rastin e vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillokvës, rast i njohur si “Monstra”, njofton Portalb.mk.

Në këtë bisedë dëgjohen duke biseduar dy persona, një mashkull dhe një grua. Redaksia jonë nuk mund të konfirmojë identitetin e tyre dhe as kohën dhe datën kur është bërë biseda e incizuar.

Gjatë bisedës, femra thotë kohën se nuk ka dëshmi për këtë rast, nuk është gjetur asgjë në terren.
Ajo përmend që burimi i saj është “Gordana” që ndoshta mund të jetë ish ministrja e punëve të brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska sepse ajo ka qenë në atë kohë kur është bërë vrasja në atë pozitë.

“Nuk ka asnjë pistë, asnjë dëshmi, asgjë. Mu paraqit Gordana, nuk ka asnjë shenjë, nuk mund të gjejnë asgjë. Sidoqoftë do të gjenin po të kishte, do të vendosnin diçka por s’ka asgjë, s’ka. Aty krejt kallame ka qenë” thotë ajo.

Gruaja përmend edhe “Sashon” që ndoshta do të ishte ish shefi i shërbimeve sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov i cili në atë kohë ishte në funksion, duke theksuar se aij i paska dhënë ndonjë ide, por kjo s’është bisedë për telefon.

Më tej, ajo thotë se pasi që uk ka shenja, këtë e kanë kryer profesionistë.

“Kjo nuk është punë e thjeshtë, bëhet fjalë për profesionistë. Ku ta dish mund të jetë nga çdokush, nga dikush nga jashtë, s’mund të themi që janë shqiptarë. Ndoshta janë nga Bullgaria, apo Greqia të dërguar” thotë gruaja.
Më tej, dy bashkëbiseduesit thonë se nuk është zbuluar as motivi i vrasjes.

Incizimin duket se nuk është i plotë sepse ndërpritet papritmas. Mbetet të shihet a është edhe kjo bisedë pjesë e dëshmive në procesin gjyqësor që po zhvillohet për këtë rast. Biseda është e publikuar në Facebook.

LEXO: Janeva për “bombat” e El Çekas: Ai ndoshta i mori nga YouTube, hajde mirupafshim
LEXO: Osmani për “bombat” e “El Çekës”: Nuk jemi shqetësuar dhe as kemi ndërmarrë diçka
LEXO: Personi që publikoi ‘bombat’, “El Cheka” i ka shkruar kryeministrit Zaev
LEXO: Po publikohen “bomba” të reja, Zaev s’i ka dëgjuar, BDI kërkon përgjegjësi nga institucionet

“Monstra”

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në ri-gjykim, ndërkaq të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri të lirohen nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Prej këtyre katër personave, vetëm Fejzi Aziri është ende në burg pasi që akuzohet edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovo”.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq
Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët momentalisht janë në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, Gjykata e Krimeve në Prishtinë ka liruar nga burgu.  Lirimi nga akuza si të pafajshëm i dy të dënuarve, të cilët në Maqedoni janë dënuar me burgim të përjetshëm, ka ardhur pasi Trupi Gjykues i Gjykatës në Prishtinë ka konstatuar se argumentet e Prokurorisë për Krime të Rënda në Maqedoni nuk mbajnë. Zyra e Besnik Berishës, avokati i dy shqiptarëve nga Shkupi, ka njoftuar asokohe se vendimi përfundimtar për pafajësinë e Ismailoviqit dhe Demirit është shqiptuar ditë më parë, pas përfundimit të dënimit me nga 2.5 vjet në burgun e Dubravës për armëmbajtje pa leje, përcjellë Portalb.mk.

 

Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri ishin arrestuar mars të vitit 2013, në një banesë në rrugën “Mehmet Gradica” të Prishtinës, ndërsa i kanë thënë prokurorisë se kanë banuar me qira nëpër banesa të ndryshme që nga koha e arratisjes prej Maqedonisë në vitin 2012. Banesat, ata i kanë kërkuar dhe gjetur nëpërmjet internetit.

Për të njëjtët, Ministria e Drejtësisë ka filluar procedurë për ekstradim.

Nuk dihet nëse Prokuroria Speciale për rastin në fjalë disponon me materiale të përgjuara edhe pse në opinion shpesh është përfolur se ka përgjime të cilat dëshmojnë se personat që janë burgosur janë të pafajshëm. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe kryeministri aktual, duke dëshmuar se vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës nuk e kanë bërë personat që janë vendosur prapa grilave.

LEXO:  DOSJE “Monstra”: Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës të Shkupit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button