Anulimi i zgjedhjeve në Shqipëri, Meta: Çdokush mund të çmendet, dekreti është në fuqi

Kolegji Zgjedhor pritet që të shqyrtojë dekretin e firmosur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve dhe gazetarët e pyetën Presidentin nëse ai do ta pranojë vendimin e këtij institucioni. Përgjigjja e Metës ka qenë mjaft ironizuese, njofton TCH.

“Dekreti mund të Gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd që të çmendet. Përkundrazi i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut, bën thirrje për gjëra të ndryshme.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse vetëm ato ndihmojnë në çeljen e negociatave. Dekreti është në fuqi, i zbatueshëm e i referueshëm për të gjithë.

Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë në rrugën e tij. Ata që ecin në këtë rrugë, do kenë pasoja që do provokojnë stabilitet në vend”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button