fbpx

RMV, prej sot do të fillojë regjistrimi provë i popullsisë

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) sot do të fillojë me aktivitetet në terren për realizimin e regjistrimit provë të popullsisë, amvisërive dhe banesave. Regjistrimi provë do të realizohet në 32 rrethe regjistruese në territorin e 13 komunave në RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Regjistrimi provë do të realizohet në Gostivar, në Kisella Vodë,Zelenikovë, në Shtip, në Radovish, në Kumanovë,Sveti Nikollë, në Kratovë, në Prilep, në Dollnen, në Strugë, në Kërçovë dhe në Vallandovë.

Siç njoftuan nga ESHS-ja qëllimi i realizimit të regjistrimit provë është që të testohen zgjidhjet metodologjike, organizative dhe të Teknologjisë Informative (TI) për zbatim të qasje metodologjike të kombinuar në Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe të banesave në vitin 2020.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close