Deskoska iu përgjigj Holandës në lidhje me kushtëzimin e datës së RMV-së me PSP-në

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska i është përgjigjur Qeverisë së Holandës, duke thënë se partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, i është thënë se duhet të shikohet interesi shtetëror, e jo interesi i anëtarëve partiakë, transmeton Portalb.mk.

Në një deklaratë për SDK, Deskoska ka thënë se nuk lëshon pe, siç tha ajo, ndaj kërkesës për amnisti nga negociatat me VMRO-DPMNE-në të udhëhequra nga Antonio Milloshoski.

“Gjatë periudhës paraprake kemi treguar në rëndësinë e këtij ligji dhe e kemi ftuar VMRO-DPMNE-në që ardhmërinë evropiane të shtetit ta vendos para interesave personale të individëve të partisë së tyre. Shpresojmë se kjo porosi nga Haga do ta kuptojnë seriozisht dhe do të sillet me përgjegjësi ndaj shtetit”, tha Deskoska.

Përndryshe, kjo deklaratë e Deskoskës vjen pas deklaratës së Ambasadës së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), se Qeveria e Holandës do ta kushtëzojë marrjen e datës së RMV-së nga Bashkimi Evropian (BE) me miratimin e Ligjit për prokurori publike, me të cilin parashihet edhe definimi i statusit të Prokurorisë Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button