Në Veles akoma nuk ka treg të mbuluar – Komuna pretendon të kundërtën

Kryetari në Veles Ace Kocevski në programin parazgjedhor në vitin 2017 dha premtimin në vazhdim, i cili nuk është realizuar:

 NDËRTIMI I QENDRËS TREGTARE-BIZNESORE “TREGU I QYTETIT”

Tregu ekzistues i qytetit është në gjendje të keqe, i parregullt dhe i lënë pas dore. Mungon zgjidhje e duhur urbane. Për këtë është i nevojshëm përmirësimi urgjent i kushteve si për prodhuesit e produkteve bujqësore ashtu edhe për shitësit, nga njëra anë, ashtu edhe për qytetarët-blerës nga ana tjetër. Komuna e Velesit do të sigurojë objekt të përshtatshëm sipas standardeve ndërkombëtare më të larta, të cilët nga ana tjetër do të mundësojë krijimin e peizazhit të ri urban në këtë pjesë të qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit jetëso. Pjesë përbërëse në objektin e ri përkrah tregut të mbuluar që qytetit do të jenë edhe hapësirat tregtare dhe parkingjet. Objekti do të jetë i qasshëm për qytetarët me nevoja të posaçme…(Afati 2018)

Premtimi për tregun e mbyllur të qytetit në Veles hynë në grupin e premtimeve të cilat nuk realizohen tashmë dy mandate, prej dy kryetarëve të ndryshëm, me çka dallimi është në atë që më herët është filluar me realizimin deri në nivelin e marrëveshjes për ndërtim, e cila më pas është prishur.

Vërtetmatësi në fillim të vitit 2017 tashmë ka vlerësuar këtë premtim si të parealizuar, gjë që në mandatin 2013-2017 e ka premtuar edhe kryetari i mëparshëm Sllavço Çadiev. 

Ndryshime i gjendjejes deri në mbajtjen e zgjedhjeve përsëri ka ndodhur edhe atë dy, tre herë. Së pari, kryetari i vjetër i komunës përkrah mandatit në vitin 2017 ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë ndërtuese “Izgrev inxhiniering” prej mbi 10 milion denarë për ndërtimin e pjesës së parë të tregut të mbyllur, përmes prokurimit elektronik publik me ofertë negative.

Kryetari i ri në nëntor të të njëjtit vit anuloi prokurimin, gjegjësisht marrëveshjen, me sqarimin që të stabilizohet gjendja financiare në buxhetin komunal. Së bashku me këtë investim u anulua edhe marrëveshja për ndërtimin unazës në Veles në afërsi të tregut.

Ndryshimi tjetër është ngjarja në fund të vitit 2018. Në internet mund të gjenden deklarata të kryetarit Kocevski se a do të ketë apo nuk do të ketë një objekt të tillë, varet prej interesit të tregjeve të mëdha që të hyjnë në partneritet publiko-privat me qytetin.

– Nëse vërtetojmë se te tregjet e mëdha nuk ka interes, atëherë në programin e buxhetit në Komunë për vitin në vazhdim si një prej prioriteteve do të lejojmë që të rikonstruktohet tregu i qytetit, me modifikimin e projektit tashmë të përgatitur, deklaroi Kocevski.

Në faqen e Komunës për vitin 2019 mund të gjendet informacion se ka qenë e planifikuar ndryshimi i PDU-së për disa njësi urbanistike lidhur me tregun, si pjesë e Programit për Plane Urbanistike në vitin 2019 që është miratuar në seancën e Kuvendit të Komunës së Velesit. Buxheti për vitin 2019 është diçka mbi 14 milion euro, për fat të keq, nuk kemi arritur që ta gjejmë në faqe.

“Vërtetmatësi”, pas verifikimit të fakteve prej informacioneve të qasshëm, mund të përfundohet se premtimi nuk është realizuar. Këtë e verifikojmë edhe në bisedën me kolegët në Veles, dhe na është verifikuar edhe nga Komuna, me përsëritjen e deklaratës së vjetshme të Kocevskit që treg të mbyllur do të ketë:

Ne kemi kontakt të vazhdueshme me zinxhirët potencial tregtar për gjetjen e interesit të përbashkët për ekzekutimin e projektit. Nëse gjejmë gjuhë të përbashkët mirë, por nëse jo, projekti ekziston dhe Komuna do ta përfundojë me mjetet e veta – deklaroi për “Vërtetmatësin” Penço Kimov nga Kabinetin i kryetarit Kocevski

Por tani për tani, tregu të mbyllur në Veles nuk ka, ndërsa afati për këtë ka qenë fundi i vitit 2018 dhe si një prej projekteve kapitale të premtuar në programin e kryetarit aktual. Sipas kësaj, premtimi nuk është realizuar. Të rikujtojmë se për të njëjtin premtim të parealizuar të VMRO-DPMNE-së, LSDM në fushatën parazgjedhore të vitit 2017, rikujtonte opinionin përmes konferencave për shtyp.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button