Ministrat e BE-së nuk arritën pajtim për buxhetin

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, gjatë një takimi në Luksemburg, nuk kanë arritur të bien dakord për disa çështje kyçe sa i përket buxhetit të BE-së, dhe u pajtuan të vazhdojnë diskutimet muajin e ardhshëm, njofton REL.

Ministrat, provuan të bien dakord, nëse buxheti i BE-së duhet të financohet nga taksat e dedikuara për të, apo duhet të merret i gatshëm nga buxhetet e 28 vendeve anëtare.

Pasi nuk kishin pajtim për burimet e financimit të buxhetit, ministrat nuk e kanë diskutuar as shumën e tij.

Ministrat e financave të BE-së, gjatë takimit të tyre, kanë paralajmëruar Italinë se ajo ka nevojë për të rikthyer financat e saj publike në përputhje me rregullat e bllokut.

Pothuajse një dekadë pas krizës së borxheve, presidenti francez, Emmanuel Macron, po kërkon që partnerët e tij të zbatojnë ndryshimet në mënyrë që eurozona të jetë më elastike ndaj goditjeve dhe dominimit global të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button