Janeva për “bombat” e El Çekas: Ai ndoshta i mori nga YouTube, hajde mirupafshim

Prokurorja speciale Katica Janeva sot para Këshillit të prokurorëve ka prezantuar raportin gjashtëmujorë për punën e kësaj prokurorie dhe deklaroi se anëtarët e Këshillit janë të kënaqur me punën e tyre.

“Biseduam për raportin, për sfidat e PSP-së dhe për Ligjin e ri për prokurorinë publike. Bëmë marrëveshje për disa çështje teknike lidhur me raportin e ri.  Në përgjithësi ata ishin të kënaqur. Nuk kishte ndonjë keqkuptim. Të kënaqur janë nga puna jonë, me suksesin e arritur nga puna e jonë” tha Janeva dhe shtoi se nëse e ftojnë ajo do të prezanton raportin edhe para Kuvendit, shkruan Plusinfo, përcjell Portalb.mk.

Lidhur me bisedat e përgjuara që po i publikon kërçovari i njohur me nofkën El Çeka, Janeva tha se nuk janë pjesë e arkivës së tyre. Në pyetjen e gazetarëve për ripublikimin e përgjimeve dhe “bombave” të vjetra ajo tha:

“Ato janë të publikuara dhe mund të shkarkohen nga YouTube. Tani çfarë të them për ato. Hajde mirupafshim”, tha Janeva.

Kërçovari i njohur me emrin El Çeka jeton në SHBA ndërsa javëve të fundit në profilin e tij në Facebook më pas dhe në portal ka publikuar biseda të përgjuara nga funksionarë të lartë të BDI-së.

LEXO: Osmani për “bombat” e “El Çekës”: Nuk jemi shqetësuar dhe as kemi ndërmarrë diçka
LEXO: Personi që publikoi ‘bombat’, “El Cheka” i ka shkruar kryeministrit Zaev
LEXO: Po publikohen “bomba” të reja, Zaev s’i ka dëgjuar, BDI kërkon përgjegjësi nga institucionet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button