Spasovski paralajmëron kamera për mbikëqyrje të komunikacionit

Ministria e punëve të brendshme është duke punuar në ndryshimet ligjore me qëllim që të vendos sistem elektronik për siguri në trafik, ku kamerat do të munden të njohin kundërvajtje të caktuara dhe direkt të shqiptohen dënime për kryerësit e veprave, kështu do të evitohen ndikimi nga jashtë dhe do të shkurtohet koha për shqiptimin e dënimeve.

Këtë sot e ka paralajmëruar ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski, i cili ishte prezent në projektin “Të sigurt në shtëpi”, duke komentuar për gjendjen e komunikacionit dhe fatkeqësitë, para se gjithash aksidentin tragjik të mbrëmshëm në bulevardin “Boris Trajkovski” ku jetën e ka humbur një 21 vjeçar dhe një tjetër 48 vjeçar, shkruan Nova.tv, transmeton Portalb.mk.

Ai nuk precizoi kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, të cilët do të mundësojnë vendosjen e kamerave të sigurisë për kundërvajtje, mirëpo theksoi vendi ka nevojë për ngritje të vetëdijës publike dhe kulturës në komunikacion.

Ai shtoi se në bulevardin “Boris Trajkovski” nga janari deri në maj janë shqiptuar 369 dënime për vozitje të shpejtë, dhe një nga pjesëmarrësit në aksidentin e mbrëmshëm, i cili kishte pasoja të rënda me humbje jete, kishte 16 dënime nga janari i këtij viti.

“E gjithë kjo tregon se duhet të jemi të kujdesshëm se si veprojmë në trafik. Apeloj deri te të gjithë qytetarët që të mendojnë për fëmijët e tyre kur ulen para timonit”, tha ministri i brendshëm.

Aksidenti i mbrëmshëm, siç informon MPB, ka ndodhur rreth orës 22 kur u ndeshën dy makina të tipit golf dhe pezho.

Në Shkup gjatë mbrëmjeve të fundit kanë ndodhur nëntë aksidente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button