Palmer mblodhi në takim liderët institucionalë dhe opozitarë, bashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, ka bërë sot bashkë në një takim liderët institucionalë – kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj – liderët dhe përfaqësuesit e opozitës si dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, transmeton KlanKosova.tv.

Në takim, pos kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë qenë të pranishëm liderët opozitarë, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, Agim Veliu si përfaqësues i LDK-së dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Goran Rakiq dhe Sllobodan Petroviq.

Sipas asaj që ka marrë vesh Klan Kosova, temë e këtij takimi besohet të ketë qenë dialogu me Serbinë.

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, është duke qëndruar në Kosovë që dy ditë. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare të 20 vjetorit të çlirimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button