Data është merituar, por vendimi varet nga kalendari i BE-së për vendime

Ne i kemi përfunduar detyrat tona pothuajse tërësisht dhe topin e kemi kaluar në fushën e BE-së. Sipas raportit të KE-së ka mjaft argumente që Këshilli i Ministrave të hënën dhe të martën të marrin vendim pozitiv për fillim të negociatave, por vendimi varet jo vetëm në ky raport, por edhe nga vështirësitë në përcaktimin e kalendarit për marrje të vendimeve shkaku i detyrave të brendshme që janë para BE-së, transmeton NovaTv.mk.

Këtë e theksoi këshilltari për integrim euro-atlantik në zyrën e kryeministrit dhe krye-negociatori teknik Bojan Mariçiq në hapjen e prezantimit të sotëm të analizës krahasuese të raporteve të KE-së për progresin e vendit tonë gjatë tre vitet e fundit të përgatitur nga EUROTHINK dhe Fondacioni  Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Ai theksoi se pas miratimit të raportit i qeveria ndërmori ofensivë diplomatike intensiv në të gjitha qytetet e mëdha në Evropë dhe në Bruksel për të lobuar për të filluar negociatat këtë verë, ku argumenti kryesor tha ai është, vlerësimi i vendit në bazë të meritave individuale duke përmendur ndër të tjera, zgjidhen e kontesteve me Greqinë dhe Bullgarisë, zbatimin e marrëveshjes së Prespës.

Vitin 2019 e shoh si vitin e fillimit të negociatave. Nga kontaktet në të gjitha adresat e rëndësishme, asnjë nga vendet, nuk ka shprehur rezerva që RMV nuk duhet të fillojë negociatat këtë vit. Dilemat rreth kalendarit për miratimin e vendimeve dalin nga burime tjera, situata në Shqipëri, nga gjendjen e negocimit të kuadrit institucional të KE-së, kryetarin e Parlamentit, kryetarin e Këshillit Evropian … Prandaj ne s’kemi asnjë dyshim se kurdo që të merret vendimi për ne, ai do të jetë pozitiv. Ne kemi pritshmëri legjitime edhe pas takimit të sotëm në Berlin se këtë vit me siguri do të marrim vendim dhe datë për fillim të negociatave, tha Mariçiq.

Sipas Lupço Petkovski drejtor ekzekutiv i EUROTHINK, argumenti kryesor i elitave politike në Gjermani dhe Francë dhe vende të tjera për të pas rezerva në lidhje me zgjerimin është rritja e populizmit të djathtë në Evropë, por thotë ai, kundër këtij populizmit nuk mund të fitoni me ndalje të zgjerimin. Arsyeja e dytë është fakti se së shpejti do të ketë qeveri të re në Greqi.

– Ne e dimë se Prespa është argumenti më i fortë me të cilin vendi ynë mund të afrohet dhe të kërkojë zhbllokimin e proceseve. Do të ketë qeveri të re që nuk është shumë e prirur për Prespën. E dimë se zbatimi i Prespës, varet nga dinamika e anëtarësimit të Maqedonisë në Evropë, kështu që përsëri do ta kisha drejtuar mesazhin se është e rëndësishme jo vetëm që simbolikisht të hapen negociatat, por është edhe akt shumë praktik, përndryshe nuk do të dënohet vetëm Qeveria jonë, por shoqëria jonë tha Petkovski.

Fani Karanfillova- Panovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur vuri në dukje se analiza krahasuese me titull “Datë për reforma 2016-2019” tregon përparim të madh nga viti 2016 deri në vitin 2019 në të gjithë kapitujt dhe në aspekt të kritereve politike dhe ekonomike, posaçërisht në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimeve të sigurisë, reformat e administratës publike dhe sundimit të ligjit, ku ka progres të konsiderueshëm.

– Kjo na çon drejt konkluzionit dhe insistimit që nëse Këshilli Evropian në mbledhjen e planifikuar për në qershor, nëse atëherë nuk përcakton datë për fillim të negociatave atëherë shtetet anëtare në konkluzionet e tyre  të bëjnë përpjekje dhe të kërkojnë nga KE-ja që të përcaktojë afat kohor të saktë për fillim të negociatave dhe vendimin për datë për negociata ta sjellë në tetor, kur është planifikuar Këshilli i i ardhshëm Evropian, tha Karanfillovska – Panovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button