Paska qenë e vërtetë, Harry dhe William nuk flisnin me njëri-tjetrin para se Archie të vinte në jetë

Në fillim të këtij viti u përfol për një zënkë në familjen mbretërore. Mosmarrëveshja u diskutua në të gjitha mediat, por asgjë nuk u konfirmua. Në çdo dalje publike, familja mbretërore përpiqej të mos jepte asnjë shenjë që mund të nxiste dyshimet. E vërteta është se mes Princit Harry dhe Princit William ka pasur një mosmarrëveshje, madje ata nuk flisnin me njëri-tjetrin para se Archie të vinte në jetë, njofton Revista Class.

Konfliktet e tyre lindën gjatë Krishtlindjeve të vitit 2017, kur Harry mendonte se William nuk po bënte mjaftueshëm për ta mirëpritur Meghan-in. Me ndërhyrjen e Princit Charles ujërat mes tyre u qetësuan, megjithatë mes tyre ka pasur gjithmonë hatërmbetje derisa Archie erdhi në jetë. Pas lindjes së tij vëllezërit po shkojnë më mirë me njëri-tjetrin dhe William është shumë i lumtur për Harry-n. E gjithë zhurma në media nuk paska qenë e kotë, siç thonë “ku ka zë, s`është pa gjë”!

Por rëndësi ka që drama ka marrë fund!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button