“Biçikleta gjigante” – atraksioni artistik i ri i vendosur në Shkup (FOTO)

“Biçikleta gjigante” është atraksioni artistik më i ri i vendosur në bulevardin “Partizanski Odredi” (Aradhet partizane), që ka për qëllim të ngrit vetëdijen te qytetarët për përdorim më të madh të biçikletave si mjet transportues, transmeton Portalb.mk.

“Aksioni ka për qëllim për të ngritur dukshmërinë e problemit me vjedhjen e biçikletave në Maqedoni, problem që prek më shumë se 150.000 qytetarë të cilët përdorin biçikleta si mjet transporti ekologjik, i shëndetshëm dhe funksional, por për fat të keq shumë çiklistë gjatë viteve të kaluara kanë mbetur pa biçikletat e tyre të cilat i kanë vjedhur hajdutë të organizuar të biçikletave kudo dhe në çdo rast. Vlerësimet janë se gjatë 10 viteve të fundit janë vjedhur më shumë se 70,000 biçikleta, gjegjësisht pothuajse çdo çiklist ia kanë vjedhur të paktën një biçikletë. Policia nuk ka pasur sukses në këtë luftë deri tani momentin, duke gjetur vetëm një në 1.000 biçikleta”, thuhet në njoftimin e Organizatës joqeveritare “Infoqendra”

Biçikleta e punuar prej metali ka përmasa 3 x 1.8 metra, dhe është pjesë e aktivitetit të Komuniteteve kreative të realizuara nga ekipi i Qendrës për art bashkëkohor (QAB) – Shkup, i mbështetur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetarë, me mbështetje nga populli amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar (USAID).

"Biçikleta gjigante"
“Biçikleta gjigante”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button