“Vërtetmatësi”: Argumentet e Mickoskit për regjistrimin “e gabuar” janë spin

Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në një intervistë për TV Telma, më 10 qershor sivjet, doli me qëndrim, të cilin “Vërtetmatësi” e ka vlerësuar të vërtetë të përmbysur, gjegjësisht spin:

Sot, sipas kësaj metodologjie, e cila është zgjedhur dhe të cilën po përpiqemi ta shtyjmë përpara në një shteg të shpejtë në kuadër të Kuvendit, do të regjistrohen të gjithë ata që kanë numër amë të identifikimit personal në vend, por kjo s’do të thotë se ata janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, s’do të thotë se këta njerëz janë ende gjallë … Pastaj kemi shtetas të Republikës së Maqedonisë që kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre në Republikën e Maqedonisë për të fituar të drejtën për një shtetësi tjetër, si në Slloveni, Gjermani etj. Shihni, parimi është i qartë, dihet se çfarë është direktiva nga Eurostati dhe si kryhet regjistrimi i  amvisërive dhe qytetarëve të RM-së dhe s’ka nevojë të jemi shumë analitik dhe ne të shpikim regjistrim të popullsisë, por duhet ta praktikojmë atë që sot e praktikojnë vendet moderne të Evropës … Broshura ka rreth 4 faqe, plus shtojcat, aty është çdo gjë se si duhet të duket një fletë e regjistrimit, lirisht mund të bëhet përshtatja në kushtet tona ….”

Spini i liderit të partisë kryesore opozitare, Hristijan Mickoski u theksua që në fillim të emisionit, që filloi me përgjigje të pyetjes nëse partia VMRO-DPMNE do ta bojkotojë regjistrimin, për të cilin në Parlament duhej të fillonte procedurë ligjore që do të mundësojë realizimin e tij në vitin 2020.

Mickoski, krahas deklaratës se VMRO-DPMNE nuk është kundër regjistrimit të popullsisë dhe se është për realizimin e këtij operacioni statistikor, vazhdoi me qëndrimin që në bazë të metodologjisë së miratuar, do të regjistrohet secili që kanë numër amë të identifikimit personal dhe se punët ishin kështu për shkak të tregtisë që e ka bërë Zoran Zaev për të shpaguar vendin ku është tashmë tre vite dhe se krejt kjo ka dhënë rezultate të gabuara. Si shembuj ai përmendi persona të vdekur, të cilët sipas pohimeve të tij gjenden në listat e zgjedhësve dhe mundësia për të regjistruar persona të cilët kanë luftuar në frontet e Sirisë apo ata të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë për të marrë ndonjë tjetër.

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button