Real Madridi për përforcime ka paguar mbi 300 milionë euro

Gjiganti spanjoll Real Madridi në radhët e saj ka sjellë lojtarin 24-vjeçar të kombëtares franceze Ferland Mendy, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mendy ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me klubin”, njoftoi drejtoria e Real Madridit.

Lojtari i deritanishëm i Lyon-it francez luan në pozitën e anësorit të majtë ndërsa Reali për ardhjen e tij pagoi 48 milionë euro.

Mendy është futbollisti i katërt që Real Madridi ka sjellë në radhët e tij gjatë ditëve të fundit.

Para tij kanë nënshkruar Eden Hazard nga Chelsea, Eder Militao nga Porto dhe golashënuesi serb Luka Joviç nga Eintracht.

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi mbretëror për sjelljen e lojtarëve të rinj ka ndarë më shumë se 300 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button