Aksioni antidrogë në Shkup, MPB-ja i kumtoi detajet

Në Hasanbeg dhe Haraçinë të Shkupit dje njësitet e Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) kanë realizuar aksion antidrogë. Siç konfirmuan për Portalb.mk nga MPB-ja, gjatë bastisjes janë gjetur një sasi e lëndëve narkotike dhe armatim, për çfarë më pas është arrestuar edhe një person.

Bëhet fjalë për Abdulla Sadikin i njohur si Diki Bellanoca i afërt me vëllezërit Bekir dhe Ibrahim Jahja, organizatorë të grupit të kontrabandës me kokainë. Për Diki Bellanocën është parashtruar edhe masë e paraburgimit 30-ditor.

09:09 – MPB-ja publikoi detajet e aksionit antidrogë

Në komunikatën për media të dërguar nga MPB-ja, njoftohet se ndaj A.S. është parashtruar padi penale.

“Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup, deri te Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër A.S. (41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprave penale ‘përpunim pa leje, mbajtje dhe trafikim me armë dhe lëndë spërkatëse’ dhe ‘prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë’. Më 11 qershor 2019, në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunësit policor kanë realizuar bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera te i denoncuari A.S. dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe marrë pistoletë e kalibrit “CZ 100″ 9mm, 10 plumba të kalibrit 9 mm, 14 plumba të kalibrit 7.62x39mm, kokainë, amfetaminë dhe lëndë të tjera me bazë prej kokaine. Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Përndryshe, ky aksion antidrogë është i dytë që realizohet në Shkup brenda një muaji. Më 9 maj 2019 arrestoi 8 persona, prej të cilëve 4 u paditën për shkak të trafikimit me drogë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button