Mogerini: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të marrin datën për fillimin e negociatave

Sot në Bruksel, kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, zhvilloi bisedime me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri politike, Federika Mogjerinin, transmeton Portalb.mk.

Ky ishte takimi i parë zyrtar i Pendarovskit, si kryetar shteti, në vazhdën e takimeve ndërkombëtare që pritet të ketë në mandatin e tij.

Në këtë takim, Mogerini tregoi gatishmërinë për të lobuar te të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtarë të BE-së, që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për fillimin e negociatave në periudhën qershor-korrik.

“Maqedonia e Veriut, së bashku me Shqipërinë, duhet të fitojnë datën për fillimin e negociatave në periudhën qershor-korrik. Këtë, do t’jua rekomandoj gjithë ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtarë në BE, gjatë javës së ardhshme”, tha Mogerini.

Bashkëbiseduesi Pendarovski, e informoi Mogerinin për gatishmërinë e qytetarëve të vendit për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak asaj që është bë dhe meritës, presin që shteti jonë të marrë datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ajo do të jetë e rëndësishme edhe për stabilitetin e rajonit”, theksoi Pendarovski.

Përndryshe, udhëheqësit e BE-së do të bisedojnë rreth kësaj çështjeje në Samitin që do të mbahet më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

LEXO: Pas takimit me Merkelin, Zaev pret të dihet saktë kur do të marrë RMV datën për negociata me BE-në
LEXO: Tusk-Pendarovski: Nuk janë të gatshme të gjitha vendet e BE të marrin vendim për hapjen e negociatave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button