Temperaturat e larta: Maqedonia e Veriut në dy ditët e ardhshme do të përfshihet nga faza e verdhë

Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar që në dy ditët e ardhshme, vendi jonë do të përfshihet nga faza e verdhë (alerte), njofton Portalb.mk.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Komisionit për ndjekje të situatës dhe efekteve nga temperaturat e larta, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata përmes një reagimi, kanë këshilluar qytetarët:

-mbrojte nga rrezatimi direkt i rrezeve të Diellit

-shmangie nga hapësirat e hapura gjatë periudhës nga ora 11 deri në ora 17

-shfrytëzimi i syzeve jotransparente dhe kapelave mbrojtëse

-shfrytëzimi i rrobave të lehta, sidomos ngjyrave të hapura të cilat reflektojnë dritën

-shfrytëzimi i ushqimit dhe lëngjeve të lehta, duke shfrytëzuar sa më shumë ujë, e më pak pije alkoolik

-para shfrytëzimit të veturës, fillimisht të ajroset

-personave me sëmundje kronike u rekomandohet të vazhdojnë me udhëzimet e rregullta të mjekut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button