Tekstet “e zbrazëta” të mos marrin kohën tuaj

Burimi: KriThink

Në momentin që një temë, person ose grup individësh bëhen aktuale, kureshtja e publikut zgjohet dhe rritet numri i klikimeve në kërkim të marrjes së ndonjë informacioni lidhur me temën në fjalë. Pikërisht ky është momenti kur mund të ndeshemi me tekste me përmbajtje boshe të cilave edhe pse po u shtojmë një klikim, nuk japin asgjë në këmbim. Përderisa në këtë shekull me një klik mund të gjesh veten deri tek informacioni, disa tekste të caktuara me një klik vetëm marrin vetëm kohën tuaj. I tillë është teksti në vijim.

Lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli: Pjesëtari i Grupit të Kumanovës: “Rolex” Sulo lute Zotin të ti fal krimet, se nesër do jetë Bajrami i fundit për ty si kryetar i BFI!

Data e publikimit: 03.06.2019

Data e recensionit: 12.06.19

Recensuese: Ajnur Bafqari

Një tekst me fyerje dhe pa aspak interes publik, nuk mund të quhet lajm

Një status Fejsbuku, me përmbajtje fyese dhe paralajmërim për diçka që nuk është aspak në interes publik, është përmbajtja e tekstit që po e recensojmë. Me një titull pak a shumë atraktiv, që të shton kureshtjen, autori i tekstit ju dërgon tekstualisht tek një status Fejsbuku dhe nuk ju ofron aspak informacion.

“Një urim për festën e Bajramit posaqërisht për Efendi Sulejman Rexhepin “ROLEXIN”, pasi ky do jet mendoj Bajrami i fundit për të si kryetar i Bashkësis Fetare Islame.“Rolex” kur të hash drekën e Bajramit mos harro të lusësh zotin të ju fal për krimet tua që ke bër gjat gjith këtyre viteve si kryetar i BFI-së, dhe para se te behësh kryetar i BFI-së edhe pse zoti nuk besoj se do ti pranoj lutjet tuaja,njëlloj sikurse nuk i pranoj edhe lutjet që ke bërë për Nikolla Gruevskin”- thuhet në tekst.

Koncepti i manipulimit “Thirrje në emocione ”

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e postit, bartës i të cilit është personi i përmendur në një status Fejsbuku, autori i tekstit ka përdorur një shkrim të bazuar në bindje në vend të fakteve, me qëllim që të shkaktojë emocione, në këtë rast te lexuesit, me çka ka pretenduar mbledhjen e klikimeve. Thirrja në emocione në këtë rast është negative, gjegjësisht neveri, urrejtje dhe përbuzje ndaj një kleriku i cili sipas tekstit, ka ora të shtrenjta dhe ka krime. Duke mos dhënë fakte dhe argumente, autori njejtë i bashkëngjitet fyerjeve dhe tregon një anim ekstrem dhe aspak profesionalizëm.

Nuk ka nevojë për lajme Fejsbuku, përdoruesit e këtij rrjeti social, gjithsesi janë vetëm një klik larg

Nëse veçmë nga kureshtja keni përfunduar në një tekst si ky, duhet të keni parasysh se keni lexuar vetëm një status Fejsbuku dhe nuk duhet ta trajtoni të njëjtin si informacion. Thjesht injorojeni, dhe mundohuni të seleksiononi faqet e internetit nga ku dëshironi të informoheni.
Ju si përdorues të rrjetit social në fjalë, nuk keni nevojë për lajme Fejsbuku, gjithsesi ishit vetëm një klik larg për ta parë atë. Gjithashtu, shmangni tekstet që nxisin emocione duke mos servuar fakte.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button