Zyrtari amerikan i antiterrorit do të vizitojë Turqinë

Koordinatori i Antiterrorit i Departamentit amerikan të Shtetit, Nathan Sales, do të udhëtojë në Turqi këtë javë, transmeton Anadolu Agency.

Në një deklaratë, Departamenti tha se vizita e ambasadorit Nathan Sales në Ankara do të ndodhë këtë javë, por nuk precizoi ditën e saktë të arritjes.

Sales do të realizojë takime me homologët e tij turq për të biseduar mbi një sërë temash, përfshirë riatdhesimin e luftëtarëve të huaj terroristë, sigurinë kufitare dhe luftën kundër PKK-së, tha Departamenti.

Sales gjithashtu do të bisedojë mbi financimin e terrorizmit dhe përpjekjet ndërkombëtare për të mposhtur DEASH-in dhe Al-Kaidën, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button