Ruskoska: Kemi hapur hetime paraprake për disa zyrtarë të tanishëm për krime ekonomike dhe korrupsion

Prokuroja publike për krim të organizuar Vilma Ruskoska drejton hetime paraprake për disa zyrtarë të tanishëm për krim ekonomik dhe korrupsion, transmeton SDK.mk.

“Janë hapur hetime paraprake për disa zyrtarë të tanishëm, por procedurat janë sekrete dhe unë s’mund të zbuloj detajet e tyre” tha Ruskoska në Konferencën e sotme për luftë të përbashkët dhe ndihmë juridike në luftën kundër të organizuar transnacional që po mbahet në Prokurorinë publike.

Prokurori i shtetit Ljubomir Joveski dhe Prokurori publik kombëtar për ndjekje të mafies dhe terrorizmit nga Italia Federiko Kafiero De Raho nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim të përbashkët në mes të dy institucioneve.

Ai tha se trafikimi kryesor i kokainës po zhvillohet në rripin e detit Jon dhe Adriatik, ndërsa Ballkani pa diskutim prin në prodhimin dhe shpërndarjen e marihuanës, edhe pse nuk mbetet prapa edhe me trafikimin e heroinës, e veçanërisht kokainës kohët e fundit.

Edhe Ruskoska nuk e la pa kritikuar para mysafirëve të lartë nga Italia, se përfundimi i qendrës së hetimit po vonohet. Kjo qendër duhej të ishte gati në janar të këtij viti. Vetëm PSP-ja hetues sipas standardeve ndërkombëtare dhe sipas ligjit. Ajo tha se në PTHP për krim të organizuar ende mungojnë prokurorë.

Ajo e vlerësoi bashkëpunimin me prokurorinë e Zvicrës (për një rast për pastrim të parave që tashmë është në fazën e gjykimit) dhe me Principatën e Monakos (lënda është tashmë në hetim). Tha se nga prokurori italian është informuar se gjatë kërkimit te pronari i kompanisë që e kishte fituar tenderin për projektin IPA në mënyrë të paligjshme dhe me ndihmë të Sekretarit shtetëror Jahi JahijaMSHIA, kanë gjetur prova për hetimin që po zhvillohet kundër tij si dhe një personi tjetër të dyshuar, shtetase jona.

LEXO: Hetimet për “Shkupi 2014”, janë sekrete tha prokurori italian që vizitoi Maqedoninë
LEXO: Është paraburgosur Jahi Jahiu – i dyshuari për ryshfet në tenderë të Fondeve IPA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button