Shoqata Ekologjike e Maqedonisë dhe platforma “Miqtë e Sharrit” diskutuan si të mbrohet Mali Sharr si park nacional

Shoqata Ekologjike e Maqedonisë dhe platforma “Miqtë e Sharrit” realizuan sot konferencë ku u fol për mbrojtjen e Malit Sharr dhe procesin për shpalljen e të njëjtit në Park Nacional, transmeton Portalb.mk

Janë bërë disa vite që diskutohet mundësia që Mali Sharr të shndërrohet në park nacional, megjithatë deri sot nuk është bërë shumë për realizimin e të njëjtës.
Që Mali Sharr të shpallet Park nacional do të duhet të pritet deri në vitin e ardhshëm – 2020, sepse ende është duke u realizuar procesi i përgatitjes së Studimit për vlerësimin e këtij vargmali. 

Në fund të këtij viti pritet që përfundojë studimi për vlerësimin e këtij vargmali, që të mund të u prezentohet palëve të interesuara. 

Frosina Pandurska Dramiqanin nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë dhe platforma ‘ Miqtë e Sharrit’ tha se deri në vitin 2020 pritet që edhe në Maqedoni të kemi një zonë të mbrojtur.

“Park kombëtar nuk është vetëm të bëhet kjo drejtori ose ky trup që do të punojë dhe do të menaxhojë me zonën, por në thelb, një Park kombëtar të zhvilluar ku popullsia lokale do të jetë e vetëdijshme për përfitimet që mund ti kenë nëse jetojnë këtu”, tha Dramiqanin.

Metin Muaremi, nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim theksoi se në këtë konferencë, e cila po organizohet që pesë vite radhazi, marrin pjesë donatorë nga vendi dhe të huaj të cilët do të japin ndihmë financiare dhe do të mbështesin shoqatat të cilat punojnë në mbrojtjen e Malit Sharr.

“Për gati 5 vite kemi organizuar kësisoj konferencash dhe sivjet ideja është pak më ndryshe. Qëllimi i kësaj konference është që donatorët të veprojnë në Maqedoni mirëpo edhe në rajonin tonë më të gjerë, Kosovë dhe  Shqipëri, dhe të merren me promovimin e mbrojtjes së natyrës. Platforma ‘Miqtë e Sharrit’ merret me iniciativën për shpalljen e Malit Sharr si Park Nacional”, tha Muharemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button