Këto janë deputetët e Maqedonisë së Veriut që kanë blerë makina të reja dhe kanë shtuar pronë

Deputeti Panço Minov pronës së tij së deritashme me vlerë prej 45.198 eurosh ia ka shtuar “pronën e paspecifikuar” me vlerë prej 23.600 eurosh. Listën e deritashme të pronave me vlerë prej 21.984 eurosh, Surija Rushidi e ka plotësuar me pesë toka të reja me vlerë prej 159.614 eurosh. Xhevat Ademi ka deklaruar pronën e fëmijëve të tij, gjegjësisht ata janë të regjistruar si “Bashkëpronar-partner i TD IC NJU Drajver SHPK”.

Shkruan: Angella Rajçevska dhe Bjanka Stankoviq, SCOOP

Për një periudhë tremujore, deputetët Surija Rashidi dhe Panço Minov janë “më të rëndë” për 173 mijë euro, ndërsa Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski janë “më të lehtë” për 217 mijë euro, tregojnë të dhënat më të reja të cilat i kanë dërguar funksionarët në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Sipas analizës së SCOOP-it në kuadër të projektit PEP, pesë deputetë kanë makina të reja, ndërsa katër i kanë zëvendësuar makinat e tyre të vjetra me makina të reja. Në listat e pronave ka edhe kredi, hua dhe rroga të reja.

Deputeti Panço Minov pronës së tij së deritashme me vlerë prej 45.198 eurosh ia ka shtuar “pronën e paspecifikuar” me vlerë prej 23.600 eurosh, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij dhe gjendet në Kavadar. Listën e deritashme të pronave me vlerë prej 21.984 eurosh, Surija Rushidi e ka plotësuar me pesë toka të reja me vlerë prej 159.614 eurosh me të cilat vlera e listës së tij të pronave është rritur për shtatë herë. Për pesë tokat të cilat i ka trashëguar ai së bashku me bashkëshorten e tij nuk është specifikuar lokacioni i tyre. Janë deklaruar: livadh, vresht, pyll dhe truall. Xhevat Ademi ka deklaruar pronën e fëmijëve të tij, gjegjësisht ata janë të regjistruar si “Bashkëpronar-partner i TD IC NJU Drajver SHPK”, pronë e cila është fituar në mënyrë tjetër dhe ka vlerë prej 5.016 eurosh me ç’rast vlera e pronës së tij rritet në 214 mijë euro.

Deputetët kanë larguar nga listat e tyre edhe një pjesë të pronës të cilën në fillim e kanë deklaruar. Sasho Vasilevski, i cili ka pronë me vlerë prej 2 milionë eurosh, e ka larguar nga lista e tij e pronave shtëpinë prej 74m2 në Ohër, e cila ka vlerë prej 7 mijë eurosh dhe është nga viti 1930. Ljuben Arnaudov e ha larguar nga lista e tij e pronave tokën bujqësore në Strugë me vlerë prej 210.731 eurosh me ç’rast vlera e pronës së tij ulet në 800 mijë euro.

MAKINA TË REJA

Përveç pronave të patundshme, vërehet se deputetët kanë blerë makina të reja, ndërsa një pjesë prej tyre i kanë zëvendësuar makinat e vjetra me makina të reja.

Deputeti Ilija Nikollovski ka blerë makinën Toyota Yaris me vlerë prej 10 mijë eurosh, ndërsa deputetja Sllavica Shumanska Miteva ka blerë makinën Seat Leon me vlerë prej rreth 5 mijë eurosh.

Deputetët e tjerë në listat e tyre të pronave i kanë shtuar makinat e bashkëshortëve të tyre. Bashkëshorti i deputetes Lidija Tasevska ka blerë Reno Megan me vlerë prej 8.000 eurosh, bashkëshortja e deputetit Nikolla Micevski ka blerë Mitsubishi Colt me vlerë prej 900 eurosh dhe bashkëshortja e deputetit Goran Manojllovskika blerë Kia Picanto me vlerë prej 1.600 eurosh.

MAKINA TË VJETRA ME MAKINA TË REJA

Disa prej deputetëve i kanë larguar nga listat e tyre të pronave makinat e tyre të vjetra dhe në vendin e tyre i kanë vënë makinat e reja. Kështu, deputeti Aleksandar Kiracovski makinën e tij të vjetër Skoda Octavia e ka zëvendësuar me makinën e re Volkswagen Golf 7 me vlerë prej 9.800 eurosh. Dragan Danev makinën e tij Rover 25 me vlerë prej 2 mijë eurosh e ka zëvendësuar me makinën e re Opel Astra në emër të bashkëshortes së tij, me vlerë prej 6 mijë eurosh. Nikolla Poposki së bashku me bashkëshorten e kanë zëvendësuar makinën Audi A3 2007 me BMW X1 me vlerë prej 40 mijë eurosh. Trajço Dimov e ka larguar nga lista e tij e pronave makinën Shevrolet Aveo të cilën e ka zëvendësuar me makinën Passat me vlerë prej 2.000 eurosh.

Sasho Vasilevski e ka larguar nga lista e tij e pronave njërën prej makinave të tija Mercedes 2003/2013 me vlerë prej 13.000 eurosh, ndërsa deputeti Xhevat Ademi e ka larguar nga lista e pronave makinën e tij Volkswagen Golf 7 2013/2016.

KARTELA TË REJA KREDITORE, QIRA DHE PAGA  

Goran Manojllovski ka deklaruar kartelën e tij kreditore me 5.430 euro. Ndërsa deputetja Sllavica Shumanska Miteva e ka deklaruar pronën e bashkëshortit të saj. Ai merr rrogë mujore, vlera e së cilës nuk është shkruar në listën e pronave të deputetes Shumanska, ndërsa zotëron edhe pjesëmarrje nga viti 2018, për të cilat nuk ka dhënë të dhëna se në cilën mënyrë i ka fituar, e as për çfarë kanë të bëjnë ato pjesëmarrje. Shumanska Miteva zotëron edhe një kartelë kreditore pa shkruar shumën e saj, ndërsa në vitin 2018 ka marrë edhe një kredi, për të cilën nuk ka shkruar shumën dhe të njëjtën duhet ta shlyejë deri në vitin 2026. Këtë vit një kredi ka marrë edhe deputetja Liljana Kuzmanovska. Kredia është me shumë prej 7.154 eurosh dhe Kuzmanovska duhet ta shlyejë atë në 95 muajt e ardhshëm.   Deputeti Antonio Milloshovski e ka shtuar në listën e pronave shtesën mujore për fëmijën e tretë në vlerë prej 8.500 denarësh, përkatësisht 138 eurosh. Zoran Ilioski ka deklaruar se së bashku me bashkëshorten marrin një qira mujore prej 200 eurosh. Njëra kredi prej vitit 2012 me vlerë prej 6.016 eurosh është zvogëluar në 2.764 euro, ndërsa tjetra kredi me vlerë prej 400.000 denarësh nga viti 2017 është larguar nga lista e tij e pronave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button