India muajin e ardhshëm do të nisë misionin e dytë në hënë

Kreu i agjencisë indiane hapësinore ka bërë të ditur se India më 15 korrik do të nisë misionin e dytë në hënë “Chandrayaan-2”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia indiane e lajmeve Press Trust, në një konferencë për media kreu i Organizatës Kërkimore Hapësinore të Indisë (ISRO), K Sivan, tha se Chandrayaan-2, që peshon 3.8 ton, do të mbajë 13 satelitë shkencorë dhe do të eksplorojë pjesën jugore të hënës.

Ai më tej tha se qëllimi është të përdoret teknologjia e hapësirës për përfitim të njerëzimit.

Sipas transmetuesit lokal NDTV, pas nisjes satelitit do t’i duhen disa javë para se të drejtohet për një ulje të shumëpritur në shtyllën jugore të hënës, rajon që nuk është vizituar nga asnjë anije kozmike.

“Dita që do të ulemi është 6 ose 7 shtatori, në atë ditë ndodh fillimi i një dite hënore. Për një ditë të plotë hënore, ulja do të funksionojë dhe do të kryejë eksperimente shekncore”, tha Sivan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button