OSBE kërkon nga PSP-ja të vazhdojë punën me hetimet, publikoi raportin e radhës

Misioni i OSBE në Shkup prezantoi sot raportin e dytë të përkohshëm mbi aktivitetet dhe rastet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), që rezultojnë nga vëzhgimet e monitorimit të gjykimeve të Misionit, njofton Portalb.mk.

Raporti mbulon 20 raste në të cilat PSP ka ngritur aktakuza sipas afatit ligjor të 30 qershorit 2017 dhe pason raportin e parë të ndërmjetëm, i publikuar në gusht të vitit 2018.

“Ne shpresojmë se gjetjet dhe rekomandimet e përfshira në këtë raport do të jenë një mjet i dobishëm në dispozicion të aktorëve të përfshirë në procesin e kërkimit të llogaridhënies për krimet e zbuluara nga përgjimet, si dhe në duart e aktorëve të përfshirë në procesin e reformës gjyqësore,” deklaroi ambasadori Clemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

“Duke pasur parasysh rolin kryesor të Prokurorisë Speciale Publike në rivendosjen e përgjegjësisë, është me rëndësi të madhe që PSP të vazhdojë të ndjekë personat përgjegjës në mënyrë profesionale dhe të pavarur,” shtoi Koja.

“Raporti i Misionit të OSBE-së në Shkup, i cili ofron një pasqyrë të rrjedhës së gjykimit të rasteve që bien nën juridiksionin tonë, edhe një herë tregon përkushtimin dhe këmbënguljen tonë të madhe për të shfaqur një sasi të konsiderueshme të provave në mbështetje të akuzave të ngritura. Raporti gjithashtu tregon gatishmërinë tonë për të ngritur standardet e gjykimit të drejtë, që synojnë trajtimin e mosndëshkimit, nxitjen e llogaridhënies më të madhe dhe ruajtjen e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut.” tha Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva.

Raporti, është pjesë i projektit të financuar përmes kontributeve buxhetore shtesë të ofruara nga Mbretëria e Holandës dhe Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Raporti i plotë gjendet: NË KËTË LINK.

LEXO MË SHUMË: DOSJE –Të gjithë hetimet e PSP-së

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button