Pas tharjes së pemës, Macron do t’i dërgojë një fidan të ri Trumpit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron premtoi se homologut të tij të SHBA-së Donald Trump do t’i dërgojë një fidan të ri të pemës e cila pasi ia dhuroi gjatë vizitës së vitit të kaluar është tharë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron në një intervistë të martën në mbrëmje, i emocionuar, për televizionin zviceran RTS tha se “vdekja” e pemës nuk duhet parë në prizmin e marrëdhënieve Francë-SHBA.

“Kjo nuk është një dramë kaq e madhe, ishte simbolike ta mbjellim së bashku”, tha Macron.

Pema është tharë pasi ishte vendosur në karantinë pak kohë pasiqë në mënyrë simbolike u mboll nga dy presidentët Macron dhe Trump në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Macron premtoi se do të dërgojë një fidan të ri të pemës nga mali Belleau në veri të Francës, ku në vitin 1918 u vranë mbi 1.800 ushtarë amerikanë në njërën nga betejat më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button