fbpx

RMV, Qeveria i obligoi institucionet të veprojnë sipas rekomandimeve të UNESKO-s që Ohri mos të humbë statusin e mbrojtur

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbrëmshme vendosi të veprojë sipas rekomandimeve të UNESKO-s për të ruajtur statusin Trashëgimi botërore e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit. Vendimi i Qeverisë vjen pasi UNESKO, në raportin e fundit,  ka rekomanduar Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit ta vendosë në Listën e Trashëgimisë botërore të rrezikuar.

“Qeveria e ka obliguar zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për çështje ekonomike, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit, të formojë një grup punues të përbërë nga zyrtarë të të gjitha institucioneve të interesuara që do të veprojë sipas vërejtjeve nga UNESKO, për të bërë analizën të trasesë alternative të hekurudhës përgjatë Korridorit 8 dhe trasesë së autostradës A2 Trebenishtë – Strugë, në përputhje me gjetjet e Misionit reaktiv të monitorimit dhe rekomandimet relevante të UNESKO-s”, njoftoi Qeveria.

Sipas vendimit të qeverisë zgjidhjet që propozohen duhet të dorëzohen në Qeveri më së voni më 15 janar 2020.

Qeveria e ka autorizuar Ministrinë e transportit dhe lidhjeve që në bashkëpunim me Parkun Kombëtar Galiçicë, komunat Ohër, Strugë dhe Debarcë të përgatitur një inventar të ndërtimeve të pa ligjshme në rajon dhe ta dërgojnë në qeveri më së voni deri në fillim të shtatorit të këtij viti.

“Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe për kultura janë ngarkuar për të përgatitur një projekt-plan për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, të harmonizuar me Qendrën për trashëgimi botërore të UNESKO-s, dhe të dërgohet në qeveri për miratim më së voni në fillim të dhjetorit sivjet. Qeveria i inkurajon fuqishëm komunat e Ohrit dhe Strugës t’i përmbushur rekomandimet e UNESKO-s, me qëllimin përfundimtar që rajoni i Ohrit edhe më tutje të mbetet nën kujdesin e UNESKO-s”, njoftoi qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button