Ekspertët e Këshillit Evropian: gjuha e urrejtjes dhe ksenofobia janë bërë problem i përgjithshëm në Evropë

Një grup ekspertësh të Këshillit Evropian vlerësojnë se gjuha e urrejtjes dhe ksenofobia janë bërë problem i përgjithshëm në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin vjetor të Komisionit kundër racizmit dhe mostolerancës (ECRI) paralajmërohet për ankthin dhe frikën e qytetarëve për shkak të ndryshimeve globale politike dhe ekonomike dhe gjithnjë e më shumë fajësojnë për gjithçka emigrantët dhe komunitetet pakicë.

Komisioni po ashtu, paralajmëron iniciativat qytetare që shkaktojnë ndarje në grupe dhe në ideologji të cilat flasin për mospërputhjet të grupeve të ndryshme etnike dhe fetare.

“Këto nuk janë qëndrime vetëm të politikanëve të margjinalizuar, por gjithnjë e më shumë po marrin pushtetin në shumë parti politike dhe qeveri kombëtare”, thekson ECRI.

Raporti shton se në vitin 2018, islamofobia dhe urrejtja ndaj të huajve janë përhapur në Evropë, ndërsa antisemitizmi është një problem i përhershëm.

Thuhet se ksenofobia, populizmi dhe gjuha e urrejtjes në Evropë kishin ndikim në politikë vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button