Përvjetori i lirisë së Kosovës

Kosova shënon sot 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës, njofton REL.

Si datë e cilësuar historike, autoritetet në Prishtinë kanë ftuar që të marrin pjesë në këtë jubile, edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit Madeline Albright, gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera që ndihmuan në çlirimin e Kosovës.

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, përmes një postimi në Twitter të hënën, tha se mezi pret t’i bashkohet ish presidentit amerikan Bill Clinton në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Një fushatë ajrore në mbrojtje të njerëzimit

Më 24 mars u shënuan 20 vjet që nga dita kur NATO filloi bombardimet ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet, forcat policore e ushtarake serbe vranë mijëra civilë, në mesin e tyre edhe 49 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button