EURO U21, Kosova mposhti Turqinë në shtëpi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nën moshën 21-vjeç (U21) e ka mposhtur Turqinë U21 me rezultatin 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Evropianin U21, raporton Anadolu Agency (AA).

Arbenit Xhemajli i dha epërsinë Kosovës në minutën e 45+2, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Menjëherë pas kthimit në fushë në pjesën e dytë, Turqia barazoi rezultatin nëpërmjet Halil Dervişoğlu në minutën e 46-të.

Megjithatë, Kosova përsëri shënoi për të kaluar në epërsi me rezultatin 2-1 nëpërmjet Mirlind Dakut në minutën e 72-të.

Rezultatin e fitores Kosova U21 e thelloi në minutën e 89-të, kur golin përfundimtar e shënoi Lirim Kastrati me një kundërsulm.

Fitorja ndaj Turqisë i dha Kosovës kryesimin në tabelë në Grupin 3 kualifikues për Evropianin U21. Krahas Turqisë, në këtë grup garojnë edhe Shqipëria, Andorra, Austria dhe Anglia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button