KRB: Grante të reja për turizmin në Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 750 mijë euro

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (KRB), publikoi thirrje të re për propozime për grante për zhvillim të turizmit në Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 750 mijë euro, fonde të pakthyeshme të BE-së, transmeton Nova Tv.

Këto para do t’u ndahen 14 projekteve të cilat janë përzgjedhur si më të suksesshmit, me vlerë individuale rreth 54 mijë euro për një projekt, dhe afati përfundimtar për aplikim është 12 korriku.

KRB, prej 12 deri 20 qershor, në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë Maqedoninë e Veriut do të mbajë ditë informative të dedikuara për personat e interesuar juridikë për thirrjen e dytë për ndarje të granteve. Dita informative në Shkup do të mbahet më 18 qershor në hotelin Aleksandar Pallas.

Është thirrja e dytë për grante nga projekti, i cili ka vlerë totale prej 5 milionë euro. Thirrja e tretë pritet në shtator 2019. Më shumë informacion për thirrjen e dytë mund të gjenden në këtë link.

Qëllimi i programit për ndarje të këtyre fondeve për KRB është zhvillimin dhe promovimin e ofertës së përbashkët rajonale të turizmit kulturor dhe aventurier në Ballkanin Perëndimor, për të tërhequr sa më shumë turistë nga Evropa dhe bota, mbajtjen e tyre sa më të gjatë në rajon dhe për të rritur të ardhurat dhe numrin e të punësuarve në degën e turizmit.

Para pak kohësh Sekretarja e përgjithshëm i KRB, Majlinda Bregu, theksoi se turizmi në Ballkanin Perëndimor ka rritje më të shpejtë se degët tjera dhe që mbulon 14 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve të cilët vetëm vitin e kaluar kanë mirëpritur 12 milionë turistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button