Konsorciumi “Sholc” është përzgjedhur koncesioner i ri në deponinë “Drislla”

Këshilli i Qytetit të Shkupit, me 25 vota “për”, morri vendim me të cilin koncesioner i ri për deponinë “Drislla” është zgjedhur konsorciumi i udhëhequr nga “SCHOLZ AG” nga Republika e Gjermanisë, që përbëhet nga SCHOLZ AG – Gjermani, C.I.O.S. shpk – Kroaci dhe SPLENDOR MAK SHPK nga Republika e Maqedonisë së Veriut, raporton NovaTV.mk.

Ky vendim pason pas aktgjykimit gjyqësor të Gjykatës së Lartë Administrative.

Me deponinë 8 vjet ka menaxhuar kompania italiane “FCL Ambiente”, e cila nuk ka përmbushur asgjë nga ajo që ishte parashikuar në kontratën e koncesionit – impiant të ri për djegie të mbeturinave industriale dhe mjekësore, selektimin e mbeturinave, për të blerë mekanizim dhe pajisje të re për të prodhuar energji elektrike nga mbeturinat, por edhe për të ndërtuar ndërtesë të re administrative.

Këshilltarët e opozitës abstenuan në seancën e sotme në Këshillin e Qytetit të Shkupit propozuan që të shpallë tender i ri për zgjedhjen e koncesionerit, por kryetari Petre Shilegov tha se nëse veprohet ashtu, qyteti do të përballet me padi nga të dy kompanitë, të cilat do të kërkojnë më shumë se 70-80 milionë euro.

Siç shpjegoi Shilegov, problemi me koncesionerin e Drisllës ka ndodhur shtatë vjet më parë, kur në mënyrë të paligjshme është shtyrë afati që kompania italiane “FCL Ambiente” të mund të merr pjesë në tenderin për koncesioner

“Personalisht, kam thënë disa herë se duhet të shpallet procedurë krejtësisht e re. Prandaj, patëm parashtruar ankesë për vendimin e gjykatës që të lidhet marrëveshje me ‘Scholz‘. Por ankesa u refuzua dhe gjykata na urdhëroi të përsërisim procesin për ndarje të pikëve. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të përballemi me ankesat që do të kushtojnë 80 milionë euro. Ju këshilltarët nga VMRO DPMNE, i dhatë atij shans për të vazhduar të marrë pjesë, atëherë kur në mënyrë të paligjshme e zgjatët afatin për dorëzimin e ofertave me qëllim që kompania italiane të mund të paraqesë ofertë “, tha Shilegov.

Irena Popova VMRO DPMNE tha se “zgjidhja më e mirë është që të ndërpresë kontratën”, për shkak se edhe me vendimin e sotëm të Këshillit, nuk ka asnjë garanci se qyteti nuk do të përballet me aktakuza të reja.

Nëse edhe koncesioneri i zgjedhur tani dështon në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, Shilegov njoftoi se do të kërkojë llogaridhënie nga koncesioneri, ndërsa “Dreslla” do të kthehet në menaxhim të qytetit, e pastaj do të kërkohet konsorcium i ri.

Detajet e kontratës do të publikohen pas nënshkrimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button