Komuna e Strugës me kontrolle më të mëdha të subjekteve që lëshojnë dhoma për turistët

Komuna e Strugës, në bashkëpunim me MPB Strugë do të realizojë kontrolle të rregullta të personave fizikë dhe juridikë që ofrojnë shërbime për akomodim të mysafirëve, për të përmirësuar kushtet e qëndrimit të turistëve dhe vizitorëve gjatë sezonit të ardhshëm të verës 2019, raporton META.mk.

Qeveria lokale dhe MPB Strugë thonë se sigurinë e turistëve, vizitorëve dhe mysafirëve nga vendi dhe jashtë vendit, të cilët qëndrojnë dhe e vizitojnë Strugën, është prioritet më i lartë. Struga duhet dhe duhet të jetë një destinacion tërheqës turistik, i cili turistëve do t’u jep ndjenjë të sigurisë dhe kjo do të thotë një qëndrim të këndshëm dhe një faktor për tërheqje më të madhe turistëve aktual dhe potencial.

Përkatësisht, në territorin e Komunës së Strugës funksionon një numër i konsiderueshëm i personave të cilët ofrojnë shërbime për akomodim të turistëve në shtëpi, dhoma dhe apartamente, të cilët janë regjistruar dhe të kategorizuar në një regjistër që e mban komuna.

Nga pushteti lokal në Strugë thonë se dispozita kundërvajtëse për shkelje të ligjeve parashohin dënime të larta (ndalim të aktivitetit, gjobë në vlerë prej disa qindra deri mijëra euro), varësisht nga niveli i shkeljes së dispozitave ligjore.

Autoritetet apelojnë te gjithë personat fizikë, të cilët synojnë të ofrojnë shërbime për akomodim të turistëve, të drejtohen në Departamenti për turizëm në Komunën e Strugës, ku mund të ndihmojnë në procedurat e kategorizimit. Qëllimi i këtij aktiviteti është të përmirësohet përshtypja e qytetarëve, si dhe turistëve e vizitorëve, të cilët qëndrojnë në Strugë, ndërsa Struga si destinacion turistik të merr vendin e vet në mesin e vendeve më atraktive në shtet dhe me gjerë në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button