Komuna Qendër ka filluar me rrënimin e tarracave të paligjshme

Aksioni filloi me prishjen e tarracave të reja në rrugën e Bohemëve në Debar Maaallo, transmeton SDK.mk.

Komuna Qendër sot në mëngjes filloi me prishjen e tarracave të paligjshme të kafeneve, kryesisht në Debar Mëhallë. Punonjësit e angazhuar nga Komuna së pari filluan me heqjen e tarracës së paligjshme në kafenenë e në rrugën e Bohemëve, që shtrohet deri te rruga Orce Nikollov. Fqinjët një kohë të gjatë paralajmëronin se tarracë është e paligjshme, sepse shihej qartë që ishte ndërtim i fortë, por autoritetet nuk ndërmerrnin asgjë.

Komuna thotë se ata kanë lëshuar 16 vendime për prishjen e tarracave verore dhe të gjitha do të hiqen, një nga një, për shkak se pronarët nuk i kanë mënjanuar vetë.

“Të gjitha objektet që do të rrënohen kanë devijuar nga Rregullorja për tarraca verore. Më së shpeshti kanë ndonjë leje për, për shembull, iks metra tarracë verore, ndërsa pastaj zënë dy ose tre herë sipërfaqe më të madhe duke uzurpuar hapësirë publike”, thonë nga Komuna Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button