BDI i shpalli zgjedhjet partiake për kryetar të degëve

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në seancën e mbrëmshme të Kryesisë së BDI-së, shpalli zgjedhjet e brendshme për kryetarë të degëve, njofton Portalb.mk.

Në këtë seancë u zgjodhën koordinatorët e degëve, të cilët do të kujdesen për zgjedhjet në çdo degë të partisë, si pjesë e zgjedhjeve të brendshme në BDI.

“Kryetarëve të degëve aktual u ka skaduar mandati qysh vitin e kaluar dhe siç kemi njoftuar opinionin e gjerë, në mbledhjen e kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, para zgjedhjeve presidenciale, u formua grupi përgjegjës për mbajtjen e kuvendit rinor dhe të grave, riregjistrimit të anëtarësisë, mbajtjes së zgjedhjeve në këshilla vendor dhe degë si dhe organizimin e kongresit zgjedhor të BDI”, thotë Sekretari Organizativ i BDI-së, Artan Grubi.

Ndërkohë, edhe në partinë e partnerit të koalicionit, në LSDM, po zhvillohen zgjedhje të brendshme, si pjesë e ndryshimeve të paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev pas zgjedhjeve presidenciale.

Kryeministri Zaev, muajin e kaluar vendosi të ndryshon të gjithë kryetarët e 78 degëve në LSDM, duke paralajmëruar se këto ndryshime do të vazhdojnë deri në ndryshimet brenda qeverisë.

LEXO: Zaev i shkarkoi kryetarët e të gjitha degëve komunale të LSDM-së
LEXO: Zaev: Ndryshimet në qeveri dhe në parti do të ndodhin në fillim të qershorit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button