Mundësitë e Kosovës për t’u kualifikuar në EURO 2020

Reprezentacioni i Kosovës për herë të parë merr pjesë në kualifikimet për kampionatin evropian. Përkundër kësaj, ajo nuk po luan si fillestar. Kosova ka 14 ndeshje zyrtare radhazi pa humbje, duke arritur edhe të fiton ndeshjen e fundit si mysafir kundër Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Pas fitores së mbrëmjes së kaluar kundër Bullgarisë dhe dy barazimeve (kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë) Kosova tash gjendet në vendin e tretë. Ky vend nuk i siguron kualifikimet për në EURO 2020, por e afron vetëm një pikë larg vendit të dytë, në të cilën gjendet Çekia.

Pikërisht kundër kësaj të fundit, Kosova do të ketë ndeshjen e radhës si nikoqir më 7 shtator. Ndërsa ndeshjet tjera që e presin Kosovën janë:

10 shtator: Angli – Kosovë

14 tetor: Kosovë – Mali i Zi

14 nëntor: Çeki – Kosovë

17 nëntor: Kosovë – Angli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button