Sondazh në RMV: Ministritë dhe komunat publikojnë më së pakti informacione mbi financat

Qendra për komunikime qytetare e publikoi renditjen e institucioneve sipas Indeksit të transparencës aktive, gjegjësisht sipas publikimit proaktiv të informatave me karakter publik, i realizuar në mars të vitit 2019, ku janë përfshirë të gjitha ministritë, Qeveria dhe komunat, njofton META.

“Transparenca aktive e ministrive dhe komunave mbetet edhe në vitin 2019 e ulët, megjithëse është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Përqindja e përmbushjes së detyrimeve për publikim proaktiv të informacioneve në të gjitha 97 institucionet pjesëmarrëse arrin 56 për qind (nga 100 për qind) dhe është rritur me 12.5 pikë përqindjeje në krahasim me vitin e kaluar (kur mesatarisht ka qenë 43.5 për qind). Është viti i tretë me radhë, që publikimi proaktiv i informacioneve nga ministritë është në rritje dhe ato janë dukshëm më të mira se në komuna, të cilat, pas dy viteve të përkeqësimit, për herë të parë janë përmirësuar në transparencën aktive. Transparenca mesatare aktive e ministrive është 77.6 për qind, ndërsa e komunave 51.7 për qind”, thuhet në analizën e Qendrës për komunikime civile.

Manastiri e ka ruajtur vendin e parë që nga viti i kaluar, ndërsa më e mira në rendin e ministrive ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave këtë vit renditet e dyta.

“Më së paku informacione, edhe ministritë edhe komunat publikojnë për financa, ministritë 57 për qind, ndërsa komunat vetëm 26 për qind të informacioneve që ata duhet t’i publikojnë. Kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur kërkesave për qasje të lirë në informacione me karakter publik, që iu dërguan të gjithëve në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën përmbajtje, komunat janë përgjigjur mesatarisht brenda prej 21 ditësh (vjet brenda 20 ditësh), ndërsa ministrive brenda 34 ditësh (vitin e kaluar për 41 ditë). Por për dallim nga viti i kaluar kur të gjitha institucionet u përgjigjën, sivjet madje 12 për qind e institucioneve nuk iu përgjigjën kërkesave”, shtohet në sondazh.

Indeksi i transparencës aktive realizohet në kuadër të aktivitetit Shpenzim publik i të mirave publike, i mbështetur nga Projekti i USAID-it për pjesëmarrje të qytetarëve. Qëllimi i këtij aktiviteti është të rritet efektiviteti i shpenzimeve publike duke reduktuar korrupsionin e duke e rritur transparencën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button