Ndihma e Shpejtë: Shkupi i ka në përdorim autoambulancat, qytetet tjera ende presin

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njoftoi se Shtëpia e Shëndetit të Shkupit tashmë i ka në përdorim gjashtë autoambulancat të promovuara para tri javësh, ndërkaq për qytetet tjera do të jenë në funksion sapo të përfundojnë punët teknike-administrative, njofton Portalb.mk.

“Janë lëshuar për përdorim gjashtë veturat e reja të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë (NMSH) në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit. Autoambulancat janë regjistruar, pajisur me pajisje të nevojshme mjekësore dhe nga mbrëmë janë në funksion për nevojat e qytetarëve të qytetit të Shkupit dhe rrethinës”, thanë nga MSH-ja.

Këto autoambulanca janë pjesë e pakos së 12 autoambulancave për të cilat MSH-ja nënshkroi tender në dhjetor të 2018-s, kurse gjashtë të tjera do të shpërndahen në: Strugë, Dibër, Kërçovë, Krushevë, Kriva Pallankë dhe Berovë, të cilat siç njoftuan sot nga MSH-ja do të lëshohen për përdorim sapo të përfundojnë punët teknike-administrative.

Nga ana tjetër, ende është në rrjedhë thirrja e Ministrisë për të dërguar letër interesi për të kryer praktikën 6-mujore në Ndihmën e Shpejtë mjekët tashmë të licencuar.

Thirrja për interes duhet të dorëzohet në Ministrinë e Shëndetësisë me adresë rr. “50—ta Divizija” (Divizioni i 50-të), në numër 14, 1000 Shkup, më së voni deri më 15 qershor 2019.

Për mjekë, konkurs për punë paraprakisht ka hapur Shtëpia e Shëndetit të Shkupit.

Nga ana tjetër, ende është në rrjedhë realizimi i analizës së fizibilitetit, me të cilën pritet të tregohet modeli i funksionimit të Ndihmës së Shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button